Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ka publikuar fotografi nga shteti më jugor i gadishullit ballkanik, Greqia. Istrefi, e cila gëzon famë të madhe, nuk ka treguar për arsyet e saj të udhëtimit në shtetin helen.
Një ditë më parë, Era Istrefi kishte marrë pjesë në festivalin Color Day Festival i cili mbahet në Shqipëri. Nga aty ajo ka publikuar pamje të festës që po e shijonte. E një ditë më pas, ajo ka publikuar fotografi nga Greqia.
Ende nuk dihet cilat janë arsyet e Erës, ndonjë koncert apo ka shkuar për xhirimin e ndonjë klipi të ri muzikor.
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2019/06/66226128_2179606665679193_1258853654092121988_n-338x600.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2019/06/65074153_652870168512399_931678938791316692_n-338x600.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2019/06/65058208_1241817255977824_6000983803834817368_n-338x600.jpg)