Daçiq: Ushtria serbe në gjendje gatishmërie, shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se detyra e KFOR-it ka qenë të parandalojë aktin e njëanshëm të Prishtinës dhe jo të pengojë hyrjen e punonjësve në ndërtesa.

Marketing

“Tash po i mbrojnë kryetarëve e komunave me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i mbrojnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Ata nuk mund të jetë kryetarë komunash në komunat serbe të cilët serbët nuk i kanë zgjedhur”, tha Daçiq për radio televizionin serb “RTS”.

Daçiq ka thënë se Ushtria e Serbisë është në gjendje gatishmërie.

“Të lejojmë viktima serbe për shkak të mos përgatitjes së bashkësisë ndërkombëtare dhe aventurizmit luftarak të Kurtit, këtë se lejojmë”, tha Daçiq.