De Paul për Copa America: Duam të fitojmë për shkak të Maradonës

9:10 | 21 Maj 2021

Marketing

Kupa e Amerikes do të fillojë më 13 qershor të këtij viti, ku Argjentina dhe Kili do të luajnë sfidën e parë.

Argjentina konsiderohen si favoritët për ta fituar këtë trofe, së bashku me Brazilin dhe Uruguain, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi i Udinese, Rodrigo de Paul ka thënë se dëshirojnë t’i japin kënaqësi njerëzve pas vdekjes së Diego Armando Maradonës.

“Ne jemi të fortë. Ideja është të arrijmë ditën e parë dhe të largohemi ditën e fundit. Ne do të dëshironim t’i jepnim njerëzve gëzim pas vdekjes së Maradonës”, është shprehur sulmuesi argjentinas.

Kjo garë mund të jetë hera e fundit kur do ta shohim Lionel Messin të luajë në Kupën e Amerikës, prandaj edhe ai do të japë gjithçka nga vetja për të munduar ta fitojnë atë./Lajmi.net/