Deklarohet Borrell: Kemi marrëveshje

Kryediplomati evropian, Josep Borrell është deklaruar pas takimit 12 orësh në Ohër, shkruan Insajderi.

Marketing

Ai tha se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje.

Borrell tha se palët janë pajtuar të nis negociatat për themelimin e një niveli te përshtatshëm vetmenaxhimi për komunitetin serb të Kosovës

“Nganjëherë djalli është në kalendar. Jam i kënaqur të ju njoftoj se pas 12 orëve kemi një marrëveshje se si ta bëjmë. Mund te lajmëroj se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi Aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve. Për nenin 7 – Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb “, u shpreh Borrell.

Marketing