Dy vjet nga tërmeti, asnjë shpresë për 4 familjet e Qafëzezës

Tërmeti i qershorit 2019 shkaktoi dëme të mëdha në fshatin Qafëzezë. Ndonëse kanë kaluar pothuajse dy vite ka ende familje që jetojnë në rrënoja.

Ka ende katër të tilla ku ne kemi vajtur dhe kemi parë nga afër gjendjen ku ata jetojnë, pavarësisht se premtimet kanë qenë të shumta, asgjë nuk është bërë.

Marketing

Shtëpia e Petraq Dhespollarit është ndër më të dëmtuarat e fshatit Qafëzezë.

“Ti hedh në lum.. ca jemi, ne fashista apo ballista çfarë jemi. Pse vetëm katër shtëpi, tërmeti ra në të gjithë fshatin”, ka thënë banori.

Këtu kaluan edhe çastet e vështira të ndarjes nga jeta të djalit, babait dhe nënës.

“Më vdiq djali, nëna e babai”, është shprehur ai.

Shtëpia është e pabanueshme dhe muret mezi mbahen. Gjëja e gjallë, I detyroi që të riktheheshin e të jetonin në shtëpinë e dëmtuar.

“Nuk më zinte gjumi se mendoja mos më trazonin gjënë e gjallë, vija në orën dy të natës mu shkatërrua gjumi dhe mu shkatërruan nervat”, ka thënë ai.

E vetmja gjë që kanë marrë përgjatë dy viteve kanë qenë fjalët.  Petraqi ka vetëm një kërkesë.

“Vetëm shtëpinë e asgjë”, tha ai.

Pamundësia për t’u strehuar diku tjetër, ka mposhtur frikën e të rriturve dhe fëmijëve. Asgjë nuk ka ndryshuar edhe për familjen Caushli.

Në pamundësi për tu transferuar diku tjetër 5 pjesëtarët e familjes jetojnë në shtëpinë që rrezikon tu shembet.

Edhe kjo familje nuk ka përfituar asgjë, pasi grupet e verefikimit ia cilësuan shtëpinë me dëmtime të lehta.

Aty i kaluan edhe dimrin e vështirës. Kryefamiljari Festim Caushli nuk e fsheh mllefin ndaj shtetit.

 “Në radhë të parë duhet të më dëgjojë Edi Rama që ka ardhur dhe më tha se nuk do të lënë asnjë shtëpi pa bërë, por asgjë vetëm i ka prishur”, është shprehur ndër të tjera banori.

Merakun më të madh e ka për premtimin e berë për vajzën e sëmurë.  Një mesazh e ka edhe për bashkinë  e Kolonjës.

Kanë trokitur në derën e bashkisë, por zgjidhje nuk kanë gjetur.  Kërkon ndërtimin e shtëpisë.

Këto katër familje të Qafëzezit kanë pak të ardhura dhe nuk mund të përballojnë vetë riparimin e shtëpive.