Edhe Bekim Sali i shpall luftë pronës private!

Kandidati i Alternativës-ASH për komunën e Çairit, Bekim Sali në programin elektoral për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, zotohet se do të dislokojë tregun e Bit Pazarit në një vend tjetër.
“Synimi ynë është që në marrëveshje me ndërmarrjen private “Skopski Pazar”, por edhe me tregtarët e Bit Pazarit, të cilët nuk guxojmë ti dëmtojmë, të mund të dislokojmë tregun pas ambulancës…”, thuhet mes tjerash në programin e Sali.
Vet Sali, pranon se tregu është pronë private dhe se nga aty sigurojnë kafshatën e bukës ndër vite qindra shkupjan. Por, harron se hapësira pas ambulancës nuk është me të njëjta përmasa me hapësirën ku është vendosur tregu i Bit Pazarit sot.
Ky projekt është vështirë i realizueshëm për arsye se vetëm se projekti i rinovimit të tërësishëm të tregut është në fazë përfundimtare dhe se i njëjti është transformuar tërësisht.
Ditë më parë kreu i Shkupit të vjetër, kryetari aktual i Çairit i shoqëruar në kreu i Qytetit dhe zyrtar të lartë shtetëror shënuan finalizimin e ndërtimeve të tregut të Bit Pazarit, ku tregtarëve u janë siguruar kushte më të mira për punë.
Për dallim nga Sali, kandidati i BDI-së, Visar Ganiu në konsulta me eksperte ekologjik ka paraparë që në mandatin e ardhshëm katër vjeçar të ndërtohen shumë parqe të vogla nëpër lagjet e Çairit si dhe si park më i madh i cili duhet të shëndrrohet në një vend atraksioni, sporti e dëfrimi është Parku i Gazi Babës.

Marketing