Filipçe: Nesër do të propozojmë në Qeveri që kafenetë të punojnë deri në orën 21

Ndonëse para dy javësh me propozim të Komisionit për sëmundje infektive Qeveria solli vendim që kafenetë të punojnë deri në orën 23:00, si duket orari i punës do të shkurtohet edhe për dy orë.

Marketing

Kjo pasi Komisioni për sëmundje infektive ka rekomanduar që objektet hotelierike të punojnë me orar të reduktuar edhe atë deri në 21:00.

Informacionin për TV21 e konfirmoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai tha se këtë propozim nesër do ta parashtrojnë në seancën e Qeverisë, ku pritet të kalojë si masë e re restriktive.