I dehur shkaktoi aksident trafiku, policia arrestoi një 45-vjeçar nga Struga
Një 45-vjeçar nga Struga, i cili drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, shkaktoi aksident trafiku në rrugën rajonale pranë fshatit Kalishtë.
Ngjarja ndodhi më 18 korrik, në orën 21:12, kur N.B. nga Struga, duke drejtuar një automjet “Toyota” me targa të Strugës, humbi kontrollin dhe shkaktoi aksident.
Në vendin e ngjarjes dolën ekipet policore, të cilat gjatë testimit konstatuan se shoferi kishte 2,56 promilë alkool në gjak.
Me urdhër të prokurorit publik, automjeti iu konfiskua, ndërsa drejtuesi u privua nga liria.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal për veprën ‘drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik’”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme. / Aktuale.mk
