Izet Mexhiti hap kapitull të ri të politikbërjes në RMV!

Deputeti dhe njëri ndër kryesuesit e fraksionit të BDI-së, Izet Mexhiti informoi se nga sot filloi  procedurën për formimin e lëvizjes së re politike. Përmes një statusi në fejsbuk Mexhiti shkruan se lëvizja e re në esencën e vet do ta ketë demokracinë e brendshme dhe avancimin e të drejtave dhe statusit të shqiptarëve.

Marketing

Mexhiti fton që nismës së tij, siç thotë në këtë kapitull të ri të politikbërjes në RMV t’i bashkangjiten  të gjithë profesionistët, të rinjët, vullnetarët, përkrahësit e sinqertë.

Postimi i plotë i Izet Mexhitit

Nismë e një fillimi të ri!
Të nderuar bashkëmendimtarë, përkrahës, qytetarë,
Ne, pasiqë një kohe të gjatë në kontinuitet dhe në mënyrë konzistente, të palëkundur, kemi ngritur zërin e arsyes në organet partiake por edhe në opinion për konstatimin se BDI është shkëputur nga realiteti dhe nga baza prej ku e merr mandatin, ku vendimmarrja politike është bërë pronë individuale, në mungesë totale të demokracisë së brendshme, debatit dhe konsultimeve brendapartiake, në mungesë totale të llogaridhënies për punën e Qeverisë dhe programit politik të partisë, mosfunksionimit të jetës organizative të BDI-së, ngulfatjes të mendimit ndryshe, revanshimit politik ndaj të gjithë atyre që ngritën zërin kundër, ndaj të gjithë atyre që nuk u pajtuan asnjëherë me Ballkanin e hapur, pasiqë me dy këmbë u shkel statuti i partisë dhe u injorua vullneti i strukturës gjatë zgjedhjeve të brendshme partiake ku kryetarët e degëve u imponuan dhe emëruan nga “lartë” si në komunizëm dhe nuk u zgjodhën nga baza, ne sot duam të informojmë opinionin e gjërë se nga dita e sotme po nisim një fillim të ri.
Në konsultë të gjërë me aktivistët të cilat na kanë përkrahur për më shumë se 20 vite, por edhe duke e dëgjuar me vigjilencë zërin e qytetarit të pavarur, intelektualëve, afaristëve, sektorit civil, sportistëve, njerëzve të kulturës, individë që edhe na kanë kritikuar kur ka qenë nevoja, të cilët zëshëm flasin për të gjitha pakënaqësitë dhe problemet ekonomike me të cilat ballafaqohet qytetari shqiptar në RMV, ne që nga sot fillojmë përgatitjet për një Lëvizje të re politike në vend, e cila në esencën e vet do ta ketë demokracinë e brendshme dhe avancimin e të drejtave dhe statusit të shqiptarëve.
Për ta realizuar këtë do të na duhet mbështetja e gjithë profesionistëve, të rinjve, vullnetarëve, përkrahësve të sinqertë, prandaj ju ftojmë të na bashkangjiteni për tu bërë pjesë në këtë kapitull të ri të politikbërjes në RMV.
Rrugëtimi ynë i sinqertë vazhdon!
Zoti na ndihmoftë!

 

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fizetmexhiti%2Fposts%2Fpfbid035BXEmKiyT4Mrf5nvnB5EtrUfG6iAUoru9n2EmZeG6xxNzPqZ4YnNYTFuBNSUTsxFl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”250″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>