Izet Mexhiti promovon nismën për Lëvizjen e re politike! (VIDEO)

Deputeti i deritanishëm i BDI-së, Izet Mexhiti sot ka promovuar nismën për formimin e Lëvizjes së re politike, ndërsa që në start kësaj nisme i janë bashkuar kolegia e tij nga BDI-ja, deputetja Merita Koxhaxhiku dhe deputeti i pavarur, Kastriot Rexhepi, shkruan gazeta LAJM.

Marketing

Në promovimin e nismës për Lëvizjen politike ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ish sekretarja për barazi gjinore në BDI, Saranda Imeri dhe ish zv.ministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani.

Në promovimin e nismës për Lëvizjen e re politike që u mbajt në sallën e madhe të Komunës së Çairit morën pjesë edhe intelektual, profesor, ish-ushtarë të UÇK-së dhe mbështetës të kësaj iniciative nga qytete të ndryshme të vendit.

Jashtë kësaj partie do të mbeten, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti e Nezvad Bejta, të cilët ishin pjesë e grupit të të pakënaqurve në BDI, por në fund refuzuan t’i bashkangjiten nismës së Izet Mexhitit për themelimin e një subjekti politik, me arsyetimin se do të vazhdojnë të funksionojnë si fraksion brenda BDI-së, gjë që sipas Ali Ahmetit është në kundërshtim me statutin partiak.

“U shterruan të gjitha mundësitë për të funksionuar brenda BDI-së. Sonte kemi ftuar të gjithë ata me të cilët kemi ecur bashkë prej Kumanovë deri në Strugë për ta shqyrtuar situatën politike, me siguri edhe për ta konstatuat përjashtimin nga BDI-ja dhe për të dhënë edhe dorëheqje nga të gjitha pozicionet, me ç’rast do të deklarojmë se nuk jemi më anëtarë të BDI-së dhe e dyta do të jetë për ta analizuar se si do të veprojmë. Unë e kam thënë se na mbetet o ta bëjmë lëvizjen e re, o të shkojmë në shtëpi. Mendoj që do të mbizotërojë mendimi i strukturës për ta formuar një lëvizje të re politike, e cila nuk do ta përçan votën shqiptare, nuk do ta defaktorizojë votën shqiptare, sepse është ngritur mbi një kauze dhe qëllimi do të jetë për ta unifikuar opozitën shqiptare”, tha Mexhiti në një prononcim për gazetën LAJM, para promovimit të nismës për Lëvizjen e re politike.

 

https://www.facebook.com/watch/?v=219490114396355