Kasami tregon 3 pikat që mendon se ia sollën fitoren në Tetovë!

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëherit kryetar i sapo zgjedhur i Tetovës, Bilall Kasami në emisionin ClickPlus në TV21, i pyetur se cilat janë pikat kryesore që mendon se ia sollën fitoren në Tetovë, ai përmendi 3 prej të cilave, siç tha ai, pika më e rëndësishme ishte sutruktura dhe aktivistët e Lëvizjes Besa që bënë diferencën.

Marketing

“E para dëshëprimi nga dështimi i Teuta Arifit në dy mandate për të përmirësuar jetën e tetovarëve, e dyta, programi është plotësimi plotësimi i kërkesave dhe nevojave të tetovarëve dhe e treta ajo që është ndoshta më e rëndësishmja, struktura dhe aktivistët e Lëvizjes Besa e bënë diferencën,” tha Kasami.

Kasami ka falenderuar edhe aktivistët e Aleancës për Shqiptarët, të cilët sipas tij përkrahja e tyre ka dhënë kontributin e vet për këtë rezultat.

Në raundin e dytë përkrahja e ASH-së e dha kontributin e vet për këtë rezultat, prandaj unë falenderoj çdo aktivist të Aleancës për Shqiptarët, duke nisur nga kandidati Vullnet Murseli i cili ka qenë bashkë me mua në gjithë pjesën e dytë të kampanjës, duke vazhduar me shefin e shtabit, kryetarin e degës, deputetin e zonës, kryetarin e forumit të gruas dhe çdo aktivist të ASH-së, për të cilët edhe njëherë përzemërsisht i falenderoj, por kur flas për aktivistët e Lëvizjes Besa, ishin ata të cilët me mua 24 orë, edhe në raundin e parë edhe në raundin e dyte, pra kemi vizituar çdo shtëpi, çdo familje në Tetovë, të gjitha komuniteteve dhe bashkë kemi përcjellë mesazhin e Lëvizjes Besa dhe kemi shpërnda platformën e Lëvizjes Besa te qytetarët Tetovarë”, tha Kasami./TetovaSot