Kryetari Arben Taravari inspektoi punimet në çerdhen e re

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bashkë me ekipin e tij sot inspektoi punimet në çerdhen e re ku do të kujdesen edhe 100 fëmijë të Gostivarit në kuadër të kopshtit “Lulishtja”.

Marketing

“Qëndrova sot për vizitë, për të parë nga afër punimet finale në çerdhen e re që i shtohet Gostivarit dhe pritet së shpejti hapja e saj. Kjo është çerdhja e 5-të që po hapim prej se jemi në krye të komunës së Gostivarit dhe jemi të kënaqur që kemi tejkaluar premtimin tonë prej 4 çerdhesh”, u shpreh kryetari Arben Taravari.

Shtimi i kapaciteteve në çerdhet ekzistuese dhe rritja e numrit të çerdheve mbetet mision i Komunës së Gostivarit për t’i lehtësuar prindërit, sidomos nënat e reja që punojnë.

Ndryshe, Sektori i Arsimit pranë Komunës së Gostivarit, aplikoi dhe fitoi këtë projekt nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kuadër të programit “Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale”, financuar nga Banka Botërore.