Kurti i zemëruar me ndërkombëtarët, kërkon që të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shfaqur i zemëruar dhe i frustruar me komunitetin ndërkombëtar, pasi sipas tij nuk po mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë.

Marketing

Kështu ka deklaruar Kurti në një intervistë në Sky News, ku ka folur për agresionin e Serbisë më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Ata e mohojnë sepse po luajnë me librin e lojërave të Putinit në Donbas. Burra të vegjël të gjelbër në pjesën veriore të Kosovës. Jo aq pak, por njerëz të gjelbër me siguri, që donin të fillonin një luftë dhe të ndanin Kosovën”, ka deklaruar Kurti ndër të tjera.