Kuvend, fillon sot debati për Qeverinë e re

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot fillon seanca ku do të debatohet për qeverinë e re, të propozuar nga mandatari Zoran Zaev e cila duhet të votohet më së voni deri të dielën në mesnatë.

Marketing

Për zgjedhjen e qeverisë nevojitet shumicë e thjeshtë prej 61 votave, ndërkohë që koalicioni “Mundemi”, BDI dhe PDSH, në kuvend kanë shumicë parlamentare prej 62 deputetëve.

Partia më e madhe parlamentare, ajo e VMRO-DPMNE-së, njoftoi se do të marr pjesë në seancën kuvendore dhe se do të votoj kundër zgjedhjes së qeverisë së re.