Liverpool mposhtet nga Leicesteri – Të Kuqtë gjithnjë e më mbrapa liderit Man Cityt

“Të Kuqtë” kanë humbur me rezultat minimal 1-0 nga Leicesteri.

Marketing

Liverpool kishin shansin për të kaluar herët në epërsi kur u akordua një penallti për ta në minutën e 15-të, megjithatë Salah dështoi të realizonte.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat pa gola, megjithatë duket se kjo penallti e humbur e egjiptiani ka rezultuar fatale për skuadrën e tij.

Në minutën e 59-të, i sapo-inkuadruari Ademola Lookman realizoi një gol tejet të bukur, vetëm pas tre minutash pasi hyri në lojë.

Pas një lëvizje të bukur në mesfushë nga vet ai, me një kombinim me Kiernan Dewsbury-Hall ai shkoi te zona afër portierit për të përfunduar një goditje që e mposhti Alissonin.