Manchester United deklason Betisin në Ligën e Evropës, bën hap të madh drejt çerekfinales

Manchester United e ka fituar thellë ndeshjen e parë të 1/8 së finales kundër Real Betisit.

Marketing

“Djajtë e Kuq” triumfuan 4:1 ndaj skuadrës spanjolle në stadiumin “Old Trafford”, shkruan lajmi.net.

Shifrat u zhbllokuan tek pas gjashtë minutave lojë kur Marcus Rashford shënoi gol të bukur nga afërsia.

Kur po shënohej minuta e 32-të, Perez barazoi rezultatin me një gol nga krahu i djathtë.

Vendasit e nisën më mirë fraksionin e dytë të lojës, duke rikthyer epërsinë me anë të Antonyt që shënoi supergol në minutën e 52-të.

Gjashtë minuta më vonë epërsinë e dyfishoi Bruno Fernandes.

Goditjen e katërt Betisit ia dha sulmuesi holandez Weghorst në minutën e 84-të.

Ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në Spanjë.