Derisa Zaev fotografohet, jugorët festojnë, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në marshin protestës sot në Manastir. Ai tha se edhe përkundër papunësisë, kushteve të këqija në shëndetësi dhe arsim, Maqedonia po përballet edhe më tradhtinë më të madhe, marrëveshjen për ndryshimin e emrit kushtetues.
Mickoski tha se edhe pse sot është dita e themelimit të OBRM-PDUKM-së, ato nuk festojnë se janë rrethana të këqija.
“Maqedonia është kapur uragani i quajtur Zoran Zaev. Por e ardhmja varet nga ne, jo nga ai. Zaev dhe LSDM këtë marrëveshje e paraqesin si emër, por në fakt është humbje. Me marrëveshjen ndërrohet identiteti i maqedonasve, tha Mickoski duke shtuar se me mjete demokratike do të luftoj kundër ndryshimit të emrit kushtetues.