Ministri Nuredini takon shefen e Zyrës së OBSH-s

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini u takua sot me shefin e Zyrës së Organizatës Botërore Shëndetësore në shtet, Xhihan Tavilla.

Marketing

Në takim, siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ishte theksuar mbështetja në sferën e mjedisit jetësor nga ana e Tavillas, veçanërisht në ndihmën për zgjidhjen e problemeve me ndotjen e ajrit, menaxhimin me mbeturina, përdorimin e lëndëve djegëse në amvisëritë, siguri në ujë dhe rëndësinë e të gjithë faktorëve të jashtëm të cilët ndikojnë ndaj shëndetit të të gjithë qytetarëve.
Në takim ishte diskutuar edhe për mbështetjen në bashkëpunimin për ngritjen e besimit për shërbimet e mira shëndetësore dhe ekologjike në shtet.