Një veteran përfundon në QKUK, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Marketing

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës.

Mjeku kujdestar ka deklaruar se veterani është dërguar në QKUK në një gjendje të rënduar, e të njëjtit i është bërë edhe një incizim CT.

Ai deklaroi se është pranuar në QKUK.

“Ka ndikuar shumë faktorë, temperatura, stresi dhe nuk është ndjerë mirë e më pas ka ardhur në QKUK”, tha doktori kujdestar.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk mund të thotë se gjendja e tij shëndetësorë është mjaftë e mirë, por se po i bëhen kontrollet e tjera të nevojshme

Ndryshe para objektit të Kuvendit të Kosovës janë duke qëndruar veteranë të shumtë të luftës, të cilët po kundërshtojnë votimin e projektligjit të pagës minimale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Veteranët prej disa orësh janë duke protestuar në sheshin “Skënderbeu”, saktësisht para Kuvendit të Kosovës.