Osmani tregon se çfarë përmban propozimi portugez

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Click Plus ka bërë të ditur, se propozimi portugez i cili parasheh zgjidhje për kontestin mes Shkupit dhe Sofjes, mbetet në tryezë edhe gjatë kryesimit slloven.

Marketing

“Propozimi është i vetmi që mbetet në tryezë dhe që presim se do ta marrë edhe kryesimi slloven”, tha Osmani.

Ai ka sqaruar, se propozimi portugez përmban edhe riafirmim të gjuhës maqedonase.

Mes pikave kryesore që potencohet në këtë propozimi është:

Legjislatura e Bashkimit Evropian do të përkthehet në gjuhën maqedonase
Progresi në negociatat do të varet nga rezultatet bilaterale mes Sofjes dhe Shkupit.
Sipas Osmanit, këto gjëra kanë qenë kontestuese nga Bullgaria.