Përplasja tragjike e trenave në Indi, si ka ndodhur ngjarja

Personat e shpallur fajtorë për aksidentin vdekjeprurës hekurudhor që ndodhi në Indinë lindore do të “dënohen rreptësisht”, ka thënë kryeministri i vendit Narendra Modi.

Marketing

Sipas mediave të huaja, të paktën 288 njerëz u vranë dhe më shumë se 800 u plagosën në incidentin e së premtes në shtetin Odisha, ku u përplasën dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash.

Përpjekjet e shpëtimit kanë përfunduar, me zyrtarët që thonë se të gjithë pasagjerët e bllokuar dhe të plagosur janë nxjerrë.

Kryeministri Modi ka vizituar vendin e ngjarjes, duke e cilësuar incidentin si një “të dhimbshëm”.

Ai takoi gjithashtu viktimat e fatkeqësisë në spital dhe u zotua se qeveria e tij nuk do të linte “asnjë gur pa lëvizur për trajtimin e të plagosurve”.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave në distriktin Balasore, i cili është përshkruar si aksidenti më i rëndë hekurudhor i Indisë në këtë shekull.

Një hetim është nisur, megjithëse ministrja e Arsimit Dharmendra Pradhan deri më tani bën me dije se dyshojnë vetëm për”arsye teknike”.

Rreth 2,000 pasagjerë mendohet se kanë qenë në bordin e dy trenave të pasagjerëve të përfshirë.

Zyrtarët thonë se disa vagona nga Coromandel Express, që udhëtonin midis Kalkutës dhe Chennai dolën nga shinat rreth orës 19:00 pasi goditën një tren mallrash të palëvizshëm.

Si u përplasën tre trena?

Më poshtë paraqitet një foto me skicimin se si mund të ketë ndodhur përplasja e tre trenave.

Marketing