Depilimi në zonën intime mund të jetë i frikshëm dhe shumë gra thonë se është zona më e dhimbshme për t’u depiluar
Disa thonë se sa më shpesh ta bëni, aq më shumë do të mësoheni dhe rrjedhimisht dhimbja s’do jetë e njëjtë. Sido që të jetë, nuk ka nevojë për panik.
Këtu keni 4 këshilla nga Byrdie që japin profesionistët, që depilimi me dyllë të shkojë si duhet.
1. Lërini qimet të rriten
As mos mendoni të lini takimin e radhës me estetisten, nëse gjatësia e qimeve nuk është nga 0.3 deri në 0.6 cm. Kjo është gjatësia ideale për depilim sepse dylli qëndron mirë, duke e tërhequr qimen direkt nga rrënja. Nga ana tjetër, qimet nuk sugjerohet të jenë as më të gjata se 0.6 cm.
Estetistët zakonisht sugjerojnë depilimin çdo 4-5 javë. Ndërkohë, teksa prisni, mos bëni kurrë gabimin e depilimit me brisk.
– Do të pendoheni kur të zgjoheni me “qime kashte”, thotë ekspertja Coba Davidov.
2. Evitoni prekje
Evitoni prekjen direkte në lëkurë të sapo-depiluar. Kjo jo vetëm që do të bllokojë poret, por gjithashtu do t’i transferojë bakteret nga duart tek lëkura e depiluar.
Qëndroni gjithashtu larg diellit për 1-2 ditë pas depilimit dhe sigurohuni të përdorni gjithnjë krem mbrojtës ndaj diellit!