Princi William infektohet me COVID, Pallati Mbretëror fsheh informacionin

Princi William, i dyti në radhë për fronin Britanik, doli pozitiv me koronavirus në fillim të këtij viti, por pallati mbretëror e mbajti të fshehtë.

Marketing

Gazeta “The Sun” së pari shkroi për infektimin e Princit, duke raportuar se William i tha një “miku” se nuk po del në publik sepse “Kishte gjëra të rëndësishme që po ndodhnin dhe nuk doja ta shqetësoja askënd”.

Princi William bëri një pushim shtatë-ditor nga 9 prill deri më 16 prill gjersa mori pjesë në ceremoninë e hapjes së spitalit të Nightingale në Birmingham përmes video lidhjes.

Duka i Kembrixhit përndryshe kreu 14 angazhime telefonike dhe video në muajin prill, transmeton Telegrafi.

Princi Charles, babai i William dhe trashëgimtari i fronit britanik, doli pozitiv për Koronavirus në fund të marsit dhe u izolua në Skoci.

Shoqata e Shtypit njoftoi se Pallati Kensington, rezidenca dhe zyra e William, nuk e komentoi çështjen kur u kontaktuan të dielën, por gjithashtu nuk e mohoi raportimin e mediave.