Problemi me ujin e pijshëm në Kumanovë, pacientët dërgohen në klinikat e Shkupit

Operacionet në Spitalin e Kumanovës janë anuluar, ndërsa pacientët dërgohen në Shkup. Masa pason pas gjendjes së krijuar, për shkak të problemit me ujin, i cili u turbullua pas motit me shi. Kumanova funksionon me ujë vetëm për përdorim teknik, por apeli i autoriteteve është që të mos konsumohet për pije. Priten rezultatet nga analizat laboratorike për të përcaktuar se a mund të konsumohet ky ujë për pije. Për shkak të shkaqeve të sigurisë autoritetet kompetente të Spitalit të Kumanovës në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, morën vendim që pacientët të transportohen në kryeqytet. Deri në normalizimin e situatës nuk do të kryhen operacione.
“Në pajtueshmëri me gjendjen e krijuar e cila është e jashtëzakonshme dhe veç më është realizuar mbledhje e Komisionit për infeksione intrahospitale, që të shqyrtohen të gjitha mundësitë nga ndonjë pasojë e padëshiruar.”, – deklaroi drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Biljana Ivanovska.
Dy vitet e kaluara në institucionet shëndetësore në Shkup janë transportuar disa pacientë, të cilët kanë kërkuar shërbim urgjent. Përndryshe spitali vijon punën, ndërsa janë përforcuar edhe masat shëndetësore higjienike