RMV/ Regjistrohen 10 viktima dhe 23 raste të reja me virus

epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.755 teste të kryera janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 15 vetëm në Shkup.

Marketing

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.191 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 10 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.269 raste, prej të cilëve 148.664 janë shëruar, kurse 5.408 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në vendin tonë janë 1.197 raste aktive me virusin korona, 506 prej të cilëve janë vetëm në Shkup.

Marketing