Senatori amerikan publikon pikat që çojnë në zgjidhjen e tensionit në Veri

SHBA ka reaguar sërish në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Marketing

Përmes një postimi në Twitter, anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy u shpreh se njësitet speciale të Policisë së Kosovës duhet të tërhiqen.

Murphy ka renditur një sërë pika të cilat sipas tij çojnë në uljen e tensioneve në katër komunat veriore të Kosovës.

Ai thekson se Serbia duhet të ndërmarrë hapa të vërtetë për t’u dhënë fund protestave. Sipas tij duhet të caktohen zgjedhje të reja, të mundësohet qasja e kufizuar në ndërtesat komunale vetëm për nëpunësit civilë si dhe të respektohen marrëveshjet e mëparshme Serbi-Kosovë – përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. https://twitter.com/ChrisMurphyCT/status/1664632801805647872?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1664632801805647872%7Ctwgr%5E29915b0b8c1b97b23cd27a0ad6e298d8d179defd%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Fsenatori-amerikan-publikon-pikat-qe-cojne-ne-zgjidhjen-e-tensionit-ne-veri%2F https://twitter.com/Reuters/status/1663690502212820992?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1664632801805647872%7Ctwgr%5E91f6c339ebc91eba2e87ff6336b6f6710d0c2ecf%7Ctwcon%5Es3_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Fsenatori-amerikan-publikon-pikat-qe-cojne-ne-zgjidhjen-e-tensionit-ne-veri%2F

Marketing