Një i punësuar në sektorin për informatikë dhe telekomunikime në Ministrinë për punë të brendshme në Shkup ka dal pozitiv me koronavirus.
Këtë e ka njoftuar ministri i MBP-së, Naqe Çulev në intervistë në TV Kanal 5.
“Janë dërguar në vetëizolim disa persona, ndërsa Instituti për shëndet publik ka bërë dezinfektim të të gjitha hapësirave ku ka lëvizur i punësuari”, ka thënë Çulev.