Shpenzimet e ambasadës në SHBA,MPJ demanton VMRO-DPMNE-në

Ministria e Punëve të Jashtme i demanton plotësisht të dhënat e publikuara nga VMRO-DPMNE-ja, të cilat kanë të bëjnë me shpenzimet e Ambasadës në ShBA.

Marketing

Shuma e theksuar prej 6 mijë dollarë për të marrë me qira një vilë për të jetuar në Uashington është krejtësisht e pasaktë. Ambasadori në Uashington jeton në banesë për të cilin paguhet 3700 dollarë, që është kufiri i lejueshëm për nivelet e ulëta të punonjësve në Ambasadë dhe sipas çmimeve të qirasë në kryeqytetin e ShBA-së, nuk paraqet aspak objekt luksi.

Në pjesën e banimit të Ambasadës së vendit në ShBA, e cila përmendet në njoftim, ende jeton kryerësja e deritanishme e punëve në ambasadë, e cila edhe pas ardhjes së Ambasadorit Popov vazhdon aktivitetin e saj të punës në ambasadë si pjesë e stafit diplomatik.