Ka një efekt shumë të dobishëm në lëkurë!
Kemi zbuluar recetën për të cilën do t’ju nevojiten vetëm dy përbërës dhe do të rilindë lëkurën tuaj.
Kjo maskë ndihmon shërimin e akneve, skuqjeve, vragave, por edhe eliminon edhe tepricën e zbokthit.
Për ta përgatitur do t’ju duhet një lugë e vogël sodë bikarbonati dhe vaj kokosi.
Përzieni përbërësit dhe maskën do ta keni gati.
Soda e bikarbonatit është shumë efektive në shërimin e akneve. Kur vlera e pH-së në trup është e çekulibruar, çon deri në inflamacion të lëkurës, ndërkaq soda e bikarbonatit mund sërish ta vendosë ekuilibrin e duhur.
Vaji i kokosit ka veti antibakteriale dhe hidratuese. Hidraton, ushqen dhe qetëson lëkurën.
Vendosni maskën në fytyrë, duke shmangur pjesën rreth syve dhe buzëve dhe lëreni të veprojë për rreth 10 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe vendosni krem hidratues.