Si do ia bëjnë shkollat në rast se ka ndërprerje të rrymës?

Oxhaqet e shumë shkollave fillore të fshatit janë pastruar dhe janë në gatishmëri në rast se kriza energjetike dhe ekonomike detyron përdorimin e druve për ngrohje.

Marketing

Në shkollën fillore “Lima Kaba” të fshatit Luboten të Komunës së Butelit ngrohja me lëndë djegëse është siguruar për gjithë sezonin e dimrit, por problemet me energjinë elektrike mund të shkaktojnë ndërprerjen e saj.

Drejtoresha Ajfer Dibrani tha për Alsat se tashmë kanë nisur të vërehen edhe problemet e para, ndërprerje e rrymës në ditë të caktuara në gjithë fshatin.

“Asnjëherë s’kemi pas problem me naftën por me rrymën po, gjithmonë kemi pas. Ne jemi të adaptuar me rrymën, nuk është vetëm ky vit që e kemi këtë problem, me rrymën kemi problem edhe viteve të kaluara. Nuk është problemi veç i ngrohjes, kemi edhe problemin e ujit, nëse s’kemi rrymë edhe ujë nuk kemi atëherë pastërtia nuk do të jetë në nivelin e duhur. Shpresoj që do ta kemi përkrahjen në të ardhmen që nëse kemi krizë ta kalojmë me ndonjë agregat ose me dru”, tha Ajfer Dibrani, drejtore e sh/f “Liman Kaba” fshati Luboten./Alsat.mk