Statistikat katastrofale të United që çuan në shkarkimin e Solskjaerit

Manchester United gjatë të dielës së sotme ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me menaxherin Ole Gunnar Solskjaer.

Marketing

Manchester United ishte në një krizë të thellë rezultatesh, duke regjistruar katër humbje në pesë ndeshjet e fundit në Premier Ligë.“Djajtë e Kuq” pozicionohen momentalisht në pozitën e shtatë me 17 pikë të mbledhura pas 12 xhirosh, por disa statistika nga ‘OptaJoe’ tregojnë edhe më qartësisht krizën e United në të cilën ndodhet në të vërtetë.

– Manchester United ka fituar vetëm 17 pikë në 12 ndeshjet e para të ligës këtë sezon; starti i tyre i dytë më i keq në një sezon në Premier Ligë përpara vetëm 2019-2020 kur ata kishin 16 pikë, gjithashtu nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjær.