16:02 | 19 Maj 2021
16:02 | 19 Maj 2021
FC Malisheva me të inkuadruar në Superligë ka marrë lajme të mira për lojtarët e tyre.
Tre lojtarë të FC Malishevës kanë marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës, ka konfirmuar kryetrajneri i klubit, Arsim Thaçi.
Albion Rrahmani, Donart Vitija dhe portieri Flamur Gashi janë tre lojtarët që i janë bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, grup mosha U-21.
Lajmin për TV Malisheva e ka konfirmuar kryetrajneri i FC Malishvës, Arsim Thaçi.
Kujtojmë se FC Malisheva ditë me parë ka fituar titullin në Ligën e Parë duke kaluar kështu në garë të Supërligës.