Varroset Triumf Ferati, në varrim marrin pjesë presidentja Osmani dhe kryetari i LDK-së

Sot i është dhënë lamtumira e fundit, Triumf Feratit, djalit të ish-kryetarit të Istogut, Fadilit Ferat.

Marketing

Triumfi ishte dhe vëllai i kryetarit aktual Ilir Feratit.

Ai është varrosur në varrezat e fshatit Gurrakoc.

Në varrimin e tij mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetë të tjerë të kësaj partie.

Rikujtojmë se Triumf Ferati u gjet i vdekur pak ditë më parë pranë varrit të babait të tij të ndjerë.

Në vendngjarje policia gjeti armë me 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Marketing