Veprimet që nuk duhet të bëni asesi pas djegies nga dielli

Dermatologët rekomandojnë përdorimin e aloe veras origjinale për të trajtuar lëkurën e dëmtuar nga dielli.

Marketing

Ka shumë mënyra natyrale për të trajtuar lëkurën e djegur nga dielli. Por disa veprime në dukje të padëmshme mund t’ju përkeqësojnë, shkruan BrightSide.

Këto janë gabimet qe duhet të shmangim nëse kalojmë shumë kohë në diell, transmeton lajmi.net.

1. Përdorimi i aloe vera-s të fabrikuar
Megjithëse aloe vera mund të ndihmojë në qetësimin e skuqjes, duhet t’i kushtoni vëmendje llojit të xhelit të aloes që po aplikoni në lëkurën tuaj. Disa përbërës artificialë, të tillë si benzokaina ose lidokaina, mund të përkeqësojnë acarimin dhe të shkaktojnë kruarje të lëkurës. Dermatologët rekomandojnë përdorimin e aloe veras origjinale për të trajtuar lëkurën e dëmtuar nga dielli.

2. Veshja e rrobave të ngushta
Veshja e rrobave të ngushta mbi lëkurën e djegur nuk e lejon atë të jetë e ajrosur dhe të shërohet lehtë. Zgjidhni rroba të gjera, material pambuku.

3. Konsumimi i kafesë
Djegiet nga dielli shpesh shkaktojnë dhimbje koke dhe ndërsa një filxhan kafe mund të duket sikur do ta bëjë të zhduket, në të vërtetë do t’ju bëjë të ndiheni më keq. Qëndrimi në diell për një kohë të gjatë bën që ju të dehidratoheni dhe pirja ujit është thelbësore për të zëvendësuar lëngjet e humbura të trupit. Për shkak se kafeina ju bën të shkoni në banjë më shpesh, trupi juaj humbet edhe më shumë lëngje dhe minerale thelbësore.

4. Përdorimi i make up-it
Mund të jetë joshëse të mbuloni një djegie nga dielli me fondatin, por ashtu si veshjet e ngushta, nuk do ta lejojë lëkurën tuaj të marrë frymë. Sigurohuni që të shmangni produktet e rënda dhe të përdorni furça të buta për ta aplikuar. Specialistët e kujdesit për lëkurën gjithashtu rekomandojnë të përdorni sfungjer të lagur, pasi ata janë më të butë për lëkurën.

5. Eksofolimi i lëkurës
Lëkura e djegur nga dielli nuk është e këndshme për syrin dhe është krejt e natyrshme të përpiqeni ta hiqni shtresën e lëkurës së thatë nga trupi. Por në fakt kjo mund ta dëmtojë edhe më shumë lëkurën, pasi produktet eksfoliante priren të jenë agresive në lëkurë. Në vend të kësaj, lejoni që djegiet nga dielli të shërohen natyrshëm, gjë që zgjat zakonisht deri në 7 ditë.

6. Përdorimi i kremit të gabuar
Vendosja e kremit të trupit mund të ndihmojë në hidratimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli, por sigurohuni që produkti që përdorni nuk është i përberë nga alkooli.

7. Konsumimi i lëngut të portokallit
Ndërsa pijet e agrumeve janë të pasura me antioksidantë, ato gjithashtu mund ta bëjnë lëkurën tuaj më të ndjeshme ndaj dritës. Mos hiqni dorë nga lëngu i portokallit, thjesht sigurohuni që të aplikoni më shumë krem dielli dhe të qëndroni larg rrezeve pasi keni konsumuar shumë prej tij.