Gashi takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot është takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Këtë e bëri të ditur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në rrjetin social Facebook, përcjell TV21.

Marketing

Takimi është zhvilluar në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu sot gjatë ditës kryeparlamentari Gashi ka zhvilluar takim edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.