Sallat e operimit në Qendrën Klinike presin zgjidhje për kompresorët, mbetet mister burimi i erës së pakëndshme

Era e pakëndshme në sallat e kirurgjisë së Qendrës Klinike vazhdon prej gati një muaji, por ende askush nuk e ka zbuluar burimin e saj. Në shërbimet e përbashkëta të klinikave pretendojnë se dy muaj më parë është prishur njëri nga kompresorët, por me dy të tjerët po punojnë dhe se nuk e kanë ndërprerë punën. Shërbimi, i cili udhëheq me kompresorët pret shkresën nga Qeveria dhe më pas duhet të përgatisë plan për furnizim me kompresorë të rinj, deinstalimin e kompresorit ekzistues dhe për ndërrimin e instalacionit. Kjo procedurë do të zgjasë, thonë në bisedë telefonike për TVM shërbimet e përbashkëta të Klinikave, sepse sipas tyre duhet realizuar plan, studim dhe kompetentët duhet të sigurojnë mjete materiale.
Klinika Universitare “Shën Naum i Ohrit” dhe Spitali i Qytetit të Shkupit “8 Shtatori” presin kuadër mjekësor, për shkak të sasisë së rritur të punës për një muaj të tërë. Me kompresorët shtesë punojnë disa salla të operimit, por sasia e punës është vetëm  30 për qind. Sipas statistikave, në Klinikën Universitare për një ditë janë operuar 100 pacientë. Edhe pacientët, por edhe mjekët kanë frikë se tani e tutje listat e pritjes do të zgjerohen.