205 gjoba në Shkup, 55 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 205 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 55 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Sipas raportit të policisë 8 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve. Janë shqiptuar dhe 2 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 9 për përdorim të telefonit dhe tre të tjera për mosvënien e rripit të sigurisë…

Marketing