Reklama raciste, Dolce & Gabbana u kërkojnë falje publike të gjithë kinezëve nëpër botë

Tema jonë e preferuar: Reklamat. Ku gaboi Dolce & Gabbana këtë herë?

Marketing

Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, bashkë-themeluesit e kompanisë së modës Dolce & Gabbana, më në fund kanë kërkuar falje për një seri reklamash që konsiderohen “raciste”.

Polemika filloi më parë këtë muaj, kur marka postoi një video në faqen e saj zyrtare në Weibo, një version kinez i Twitter. Në reklamë, një modele aziatike përpiqet me shaka të përdorë shkopinj për të ngrënë pica dhe ushqime të tjera italiane. Shumë përdorues të medias sociale kineze i quajtën videot, të cilat tani janë fshirë, raciste dhe plot stereotipe të vjetëra.

Video mund të vinte në rrezik 1/3 e xhiros globale, ndaj themeluesit reaguan menjëherë. Fillimisht duke zhdukur videon nga të gjitha adresat zyrtare të markës luksoze dhe së dyti duke dalë në video 1 minutëshe për të kërkuara falje për punën e pamenduar mirë.

“Ne i kërkojmë falje të sinqerta popullit kinez në mbarë botën”, tha Gabbana.

Dolce vazhdoi: “Ne shpresojmë që keqkuptimi ynë ndaj kulturës kineze të falet. Ne kemi qenë gjithmonë të çmendur pas Kinës. E kemi vizituar shumë. Kemi qenë në shumë qytete. Ne e duam kulturën tuaj”.

Sikur të mos mungonin vetëm komentet negative online, disa prej tyre janë ngritur dhe në protestë. Protestuesit kanë vënë në shënjestër edhe dyqanin kryesor në zemër të rrethit të modës të Milanos.
Dhjetëra njerëz kinezë mbanin fleta me shkrimin “jo mua” jashtë dyqanit në rrugën e pasur të pazarit, Monte Napoleone.

Një paralelizëm i vogël mund të bëhet dhe me rastin e Shqipërisë. Shpesh, në filma të ndryshëm botërorë, shqiptarët vlerësohen me role negative si përdhunues, hajdutë apo trafikantë. Dhe në këtë mënyrë përhapen steriotipe që shqiptarët janë një popull i tillë, pa ndonjë talent tjetër të veçantë. Por sigurisht që reagime nga ana jonë nuk ka, dhe rasti i Kinës është një debat miliarda dollarësh që meritonte vëmendje dhe sigurisht falje publike