Presidenti Pendarovski priti anëtarët e përbërjes së re të Qeverisë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë të Veriut, Stevo Pendarovski, sot pasdite i priti anëtarët e përbërjes së re të Qeverisë kalimtare për mbajtjen e zgjedhjeve.

Marketing

Presidenti Pendarovski, siç qëndron në kumtesën e Kabinetit të tij, uroi zgjedhjen e përbërjes të re qeveritare dhe shprehi pritjet “në këto momente historike për shtetin tonë, kur duhet të rrumbullaksohet anëtarësimi i plotë në NATO dhe të përcaktohet data për fillimin e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian, ta konfirmojmë kapacitetin demokratik të Maqedonisë së Veriut dhe të zbatohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në atmosferë korrekte dhe demokratike”.