Tragjedi! Shuhet në aksident familja nga Kosova, nga 5 anëtarë vetëm 1 i mbijetuar

Një aksident tragjik është regjistruar në rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rrëshen.

Marketing

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për katër viktima dhe një të plagosur.

Viktimat, shtetas të Kosovës, ndodhen në morgun e Spitalit të Rrëshenit, ndërsa mes të plagosurve është edhe një fëmijë, në gjendje kritike për jetën, njofton gazetari i Ora News.

Dyshohet se viktima kanë mbetur prindërit me dy fëmijët, ndërsa fëmija tjetër, një 5-vjeçar, është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit të Rubikut, ndërsa janë përfshirë një automjet tip “Citroen” me targa të Kosovës dhe një kamion.

Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ndërsa nuk ka ende një njoftim nga policia mbi shkaqet e aksidentit.