Analisti tregon ku gaboi PD dhe pikën e fortë të Ramës që i dha mandatin e tretë

Analisti Blendi Kajsiu ka folur në një intervistë përballë gazetares Jonida Shehu në Radarin Informativ në ABC në lidhje me procesin zgjedhor të 25 prillit dhe ofertën e dy partive më të mëdha në vend. Ai tha se këto zgjedhje konsideroheshin historike për shkak se bëhej fjalë për mandatin e tretë të PS.

Kajsiu u shpreh se PD-së i mungoi fabula pasi kërkonte pushtetin me argumentin se Ramës i ka ardhur fundi, mbështetur edhe në një traditë që asnjë parti nuk ka qëndruar në pushtet për më shumë se 8 vite.

Marketing

Ai deklaroi se nga ana tjetër PS ndodhej përballë disa skandaleve si ajo e vjedhjes së të dhënave, kanabizimi i vendit por shtoi se kryesocialisti në diskursin e tij thoshte se PS bën gabime por punon për qytetarët e vendit.

Pjesë nga Intervista

Si e pe rezultatin e këtyre zgjedhjeve që janë konsideruar të rëndësishme për të dyja palët?

Të gjithë zgjedhjet janë historike. Këto janë zgjedhjet më pa surprizë në 30 vite tranzicion. Të gjitha sondazhet tregonin se PS do ishte forcë e parë. Dhe nuk kishte surprizë në dy kuptime. Mungesa e surprizës ishte edhe për faktin se kishim një pushtet që bëri çdo gjë për të përdorur zgjedhjet duke përdorur shtetin, pushtetin dhe lidhjet e  jashtëligjshme.

Opozita, priste që do të fitonte?

PD priste që do fitonte. Nuk ishte surprizë që ndodhi me pushtetin. Nga ana tjetër pati edhe një opozitë që nuk krijoi fabul pse duhet të vinte në pushte përveç faktit se shqiptarët u lodhën me Ramën. Opozita e mori sit ë mirëqenë që do vijnë me idenë që këtu një traditë me dy mandate. Më duket sikur ndihen të prerë në besë nga Rama që mori mandatin e tretë. Fabula e tyre ishte se Rama është shumë keq por pse ata janë mirë nuk e kishin. Rama e kishte fabulën. Ne punojmë, bëjmë gabime por ne punojmë.

Kjo ishte diferenca. Opozita po bën një dosje të zezë. Unë mendoj që partia pavarësisht se asaj që ndodhi PS mbetet parti e parë. Mungesa e fabulës nga opozita është arsye themelore pse nuk arriti të vijë në pushtet. Kush ishte fabula e opozitës, që ishte më pak e korruptuar se socialistët e korruptuar. Putinët vrasin opozitarë. Në të gjithë këto fabula, nuk mund të kemi thjesht thashethemin e kapjes. Politika është narracion. Në politikë do krijosh një fabulë pse je ti alternativa ëme mirë

E ndajmë dot sot fitoi maxhoranca apo humbi opozita?

Ky është debat i nxehtë sepse tregon sa mori një palë dhe sa mori tjetra. Ka një diskutim ku të gjithë e pranojnë të vërtetën. Konsesusi është që PS është parti e parë.

Si ka mundësi që mbetet parti e parë edhe pas dy mandatesh?

Unë mendoj që ka dy arsye, fabula. Kush është fabula jote që ta besojnë qytetarët. Kjo mungonte. Nuk ke nevojë të kesh studime të thelluara të shkencave politike. Kur ti thua ndryshim dhe kandidatët janë Fatmir Mediu Sali Berisha. LSi në koalicion. Ata kanë qenë në pushtet vazhdimisht. E njëjta gjë është e vlefshme edhe për PS, që kritikonte LSI dhe mori Lefter Kokën e të tjerë nga LSI.

Fabula e PS ishte shumë e qartë që bëjnë gabime por punojnë. Në zgjedhje kur ke dy parti që i eliminon partitë e tjera, ti do krahasohesh me palën tjetër. LSI ishte katër vite në pushtet me socialistët. Për cilën opozitë po flasim. Ka dhe një element të dytë që është organizimi. Organizimi strukturor i PD lë shumë për të dëshiruar.

Skandalet merren dhe peshohen. Populli është inteligjent për të peshuar gjërat dhe mesa duket u ka anuar peshorja nga ajo parti që i pranon gabimet dhe jo atë që thotë nga erdhi koha ne. Ka një skizofreni. Thonë privatësia por në rrjetet sociale tregojnë çfarë hëngrën në mëngjes. Jemi të ekspozuar me vullnet të lirë pa na e kërkuar askush.