Në mes të detit Jon pa ujë e ushqime, bllokohet anija me emigrantë. Mes lotësh të dëshpëruar apelojnë për ndihmë (VIDEO)

Një dramë të vërtetë po përjetojnë dhjetëra emigrantë të cilët udhëtonin me një anije në drejtim të Italisë.

Marketing

Anija e tyre u prish dhe më pas era e spostoi në detin Jon ku ata ndodhen aktualisht.

Në anije nuk ka as ujë, as ushqime e mbi të gjitha mjeti lundrues ndodhet në rrezik pas difektit të pësuar.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për rreth 85 refugjatë politikë, kryesisht nga Irani dhe Iraku, u nisën për në Itali për të kërkuar azil politik, por filluan të tërhiqeshin në detin Jon nga era, kur anija e tyre pushoi së punuari.

I afërmi i një prej refugjatëve në anije ka thënë kushëriri i tij, i cili u dënua me 98 vjet burg në Turqi ishte gjithashtu në bord.

Ai shtoi se refugjatët duhej të telefononin rojet bregdetare greke. Një anije mbërriti, por nuk pranoi t’i ndihmonte, duke i lënë refugjatët duke lundruar në det të hapur në anije. Mes tyre kishte gra dhe fëmijë që nuk kishin qasje në ujë apo ushqim për dy ditët e fundit.

Edhe pse i afërmi përmendi shumë OJQ, nuk mundi të merrte një reagim të menjëhershëm.