Pse rinia po largohet nga vendlindja!?

Politika ka kohë që ka ua ka humbur shpresën të rinjve në Maqedoninë e Veriut. Kjo është një arsye që ata të ardhmen e tyre shohin jashtë vendit.

Marketing

Kështu u shpreh në emisionin Pastel studenti Abedin Ismaili.

“Nëse këta pushtetarë, na kanë humbur shpresën, opozita nuk ben asgje qe te na e ktheje”, tha Abedin Ismaili – student.

Studenti tjetër Eren Ali duke folur për mungesat që ka arsimi, tha se një i ri në vendin tonë mezi po mbijeton dhe se nuk po mundet aftësitë e tij t’i shpreh dhe t’i nxjerr në pah.

“Në forma të ndryshme jemi duke mbijetuar, sepse një i ri është duke mbijetuar në Maqedoni dhe këtë duhet ta themi troç pa e zbukuruar me ndonjë fasad me të cilën nuk është e vërtetë”, u shpreh Eren Ali – student.

Abedini thotë se ikja e të rinjëve nga vendi nuk është trend siç po cilësohet.

“Nuk mundesh me e cilësu ikjen e të rinjve nga Maqedonia e Veriut si trend botërorë.

Edhe pse është e tillë, shembull nëse të rinjët ikin nga Gjermania atje mund të quhet trend që nuk lë shumë pasoja, sepse pastaj shteti gjerman atë mungesë të klasës punëtore por edhe profesionistëve të profileve të ndryshme e plotëson me njerzë që realisht në numër të madh shkojnë nga vendet e Ballkanit, por edhe nga shteti ynë”, tha Abedin Ismaili – student.

Nga Forumi Rinor Arsimor duke u bazuar në të dhënat e hulumtimit që kanë bërë bashkë me Fondacionin për Demokraci – Westminster, thonë se pakënaqësia e të rinjve në vend vjen si rezultat i mospërfshirjes së tyre në vendimmarrje.

Marketing