Selami:16 obligues tatimorë – nuk e kanë plotësuar kushtin për të marrë mbështetje financiare

Nga 60 kontrolle të zbatuara DAP konstatoi 16 obligues tatinorë – nuk e kanë plotësuar kushtin për të marrë mbështetje financiare në raport me uljen e të ardhurave për muaj të caktuar për të cilët është shfrytëzuar

Marketing

7 obligues tatimorë e kanë ulur numrin e të punësuarve pas muajit në të cilin është miratuar mbështetja financiare, (nga të cilët një obligues tatimor veç më i ka kthyer mjetet)

2 obligues tatimorë nuk i kanë plotësuar kushtet në lidhje me uljen e të ardhurave dhe në lidhje me uljen e të punësuarve e cila është më e madhe nga e parapara në Rregullore dhe Ligjin 📌Këta punëdhënës në pajtim me Rregulloren dhe Ligjin për mbështetje financiare kanë obligim t’i kthejnë të gjitha mjetet e marra financiare, bashkë me interesin 📌ai punëdhënës – Shfrytëzues i mbështetjes financiare i cili ka dhënë Deklaratë për plotësimin e kushteve për shfrytëzim të mbështetjes financiare, ndërsa nuk i ka plotësuar kushtet, do të zbatohen dispozitat e Kodit Penal.

Tek 11 obligues tatimorë të industrisë së tekstilit dhe këpuctarisë, si dhe obligues të cilët merren me shitjen ëmbëlsirave aktualisht është duke u zbatuar kontrolle të shënjestruara në bazë të tatimit mbi fitimin, TVSH dhe tatimit të të radhurave personale, për shkak të identifikimit të disa lëshimeve në të dhënat e raporteve tatimore dhe llogarisë vjetore. Kontrollet e tatimeve zbatohen për 5 vitet e kaluara, ndërsa tek 2 obligues tatimorë DAP po ballafaqohet me mosbashkëpunim nga ana e obliguesit dhe personat përgjegjës, për at shkak procedura është drejtuar deri te Drejtoria e Policisë Financiare.