Zejdi i Alternativës kundër Amerikës (VIDEO)

Koordinatori i grupit parlamentar të opozitës shqiptare ASH-AAA, Skender Rexhepi ka injoruar thirrjen e Ambasadores së Shtetve të Bashkuara të Amerikës, Katie Byrnes, e cila në takimin virtual që zhvilloi me Ziadin Selën dhe Afrim Gashin, ka theksuar nevojën për një opozitë konstruktive dhe të angazhuar, transmeton TetovaSot.

Marketing

“Ambasadorja Byrnes ka folur sot me liderët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, për të theksuar nevojën për një opozitë konstruktive dhe të angazhuar. Ambasadorja Byrnes inkurajoi të dy liderët të veprojnë si bashkëpunëtorë me të tjerët për zgjidhjen e sfidave urgjente me të cilat përballet vendi”, njoftoi ambasada amerikane për takimin.

Pavarësisht kërkesës së ambasadores së SHBA-së, ASH-AAA ka dorëzuar 200 amendamente në Komisionin për Çështje Evropiane në lidhje me Propozim-Ligjin për ndryshime të Ligjit për Regjistrim të Popullsisë.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme deputetët e partive politike BDI, VMRO DPMNE, LSDM dhe e Majta votuan nevojën e shtyrjes së Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, ndërsa në këto momente është caktuar seancë e Komisionit për Çështje Evropiane.