Ahmeti për fitoren e Macronit: Presim përkrahje më të madhe për integrimin në BE

Me rizgjedhjen e Emmanuel Macronit si president i Francës, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pret përkrahje më të madhe në finalizimin e qëllimit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Marketing

“Fitorja e sotme e Emmanuel Macron dhe rizgjedhja e tij president i Francës ruan themelet e Europës së bashkuar, pro aleancës paqeruajtëse me SHBA-të dhe vazhdimësinë e pozicionimit të saj pro integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast, përcjell përgëzimet e mia të sinqerta për presidentin Macron, me të cilin jam i bindur se do të thellojmë raportet e shëndosha të bashkëpunimit dhe do të kemi përkrahjen edhe më të madhe të Francës për finalizimin e qëllimit tonë të integrimit që do i sjellë Europës stabilitet dhe qëndrueshmëri më të madhe”, shkroi Ahmeti në Facebook.