Liga e parë: Zhvillohet java e fundit e sezonit vjeshtor

Derbi i javës së 18-të dhe të fundit i sezonit vjeshtor në Ligën e Parë futbollit vendor do të zhvillohet në Strugë mes ekipit Struga Trim Lum dhe Renova .

Marketing

“Ndeshja kundër Renovës do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Renova ka një ekip cilësorë. Vim prej një ndeshje negative, por besoj se do ta mbyllim me fitore gjysmësezonin”. SUHEJL MUHAREM – FUTBOLLIST I KF STRUGA TL

“Ndeshjet me Strugën zakonisht janë ndeshje derbi. Është ndeshja e fundit e këtij viti dhe normalisht pas dy barazimeve do të shkojmë në Strugë të japim maksimumin të nxjerrim një rezultat pozitiv dhe pse edhe tre pikë ti marrim” SAIMIR FETAI – FUTBOLLIST I KF RENOVA

Kampioni në fuqi Shkëndija pas “dramës” që ndodhi në stadiumin e Çairit ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor do ta ketë kundër Skopjes.

“Është ndeshja e fundit dhe mendoj se gjithë lojtarët janë të përgatitur maksimalisht për të dhënë më të mirën, pavarësisht se kush do të luanë përçka vendos trajneri EGZON BEJTULLAI – KAPITEN I KF SHKËNDIJA

Kapiteni Bejtullai për ndeshjen e së dielës ka një porosi për tifozët kuqezi

“Unë u kisha bërë thirje tifozëve të Shkëndijës “Ballistëve” posaçërisht që të mblidhen sa më shumë dhe t’u tregojmë se kush janë ballistët, kush është Shkëndija se përfaqëson të gjithë shqiptarët në çdo vend kudo që janë dhe të mobilizohen sa më shumëqë t’u tregojnë se si bëhet tifo korrekte” EGZON BEJTULLAI – KAPITEN I KF SHKËNDIJA

Ndërkohë në përballjet e tjera të javës së 18-të, në orën 13.00, takohen: Boreci – Shkupi, Rabotniçki – Makedonija Gj.P dhe Akademija Pandev – Pelisteri./