Testamenti më “special” ndonjëherë, tifozi i lë gjithë pasurinë Neymar-it

Një noter në Porto Allegre të Brazilit ka bërë një akt noterial që ndoshta nuk do të kishte menduar se do ta hartonte ndonjëherë.

Marketing

Klienti i tij i ka lënë në testament nëse ndërron jetë ku ka vendosur që gjithë pasuria e tij të kalojë për Neymar, sulmuesi për të cilin ka një fiksim të frikshëm.

Akti noterial ka përfunduar në rrjet duk bërë xhiron e botës pasi një atlet që përfiton rreth 80 milionë euro në sezon sigurisht që nuk ka nevojë për trashëgiminë e një tifozi, qoftë edhe ai milioner edhe pse nuk është ky rasti.

Shtetasi brazilian që ka bërë gjestin unikal është një 30-vjeçar i cili deklaron se te Neymar shikon veten e tij dhe veçaërisht te marrëdhënia që ai ka me babain.

“Nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk më pëlqen që gjërat e mija t’i marrë qeveria apo të afërmit”, nënvizon ai.