Maliqi laurohet me çmimin “Personazhi me stil më të mirë për vitin 2019”-ja dedikon familjes dhe të rinjëve

Biznesmeni i njohur nga Shkupi, pronar i kompanive “Gemak Trade & Hotel Park”, si dhe nënkryetar i qytetit të Shkupit, Enver Maliqi, në organizimin e online magazinës, “friday.mk”, i cili mbahet për herë të dytë, fitoi çmimin Personazhi me stil më të mirë për vitin 2019.

Marketing

Gjatë faleminderimit të tij, ai mes tjerash u bëri thirrje të rinjve që të mos lëshojnë vendlindjen, të punojnë fortë për të realizuar qëllimet e jetës sepse një ditë do të janë krenar me sukseset e tyre.

Në jetën time si biznesmen kam fituar shumë shpërblime të ndryshme, por këto dy të fundit janë të veçantë. Të jesh i përzgjedhur si person me vlera të përhershme dhe personazh me stil më të mirë për vitin 2019 me të vërtetë është privilegj dhe nder. Njërin shpërblim ia dedikoj familjes time sepse suksesi im nuk do të ishte i plotë pa përkrahjen e tyre ndërsa shpërblimin tjetër të rinjve.

Për to kam një mesazh, mos u largoni nga ky vend, qëndroni dhe ëndërroni këtu. Punoni fortë për të realizuar qëllimet e jetës sepse një ditë do të jeni krenar me sukseset që keni arrit. Besoni që ëndrrat realizohen nëse keni vizion siç kam pasur unë në moshën tuaj.” shprehet Maliqi.